Arben Hajdarmataj, ish-zyrtar i Policisë, tha në emisionin “Open” në Neës24 duke folur për operacionin e fundit të SPAK tha se nga 21 urdhër-arrestet kemi dy gazetarë me “detyrim paraqitje”, kemi një ish-gjyqtare që kishte një “masë sigurie” dhe nuk kemi asnjë tjetër të ndaluar.
Hajdarmataj tha se SPAK paraqiti në opinionin publik 21 urdhër-arreste, pra ka bërë show, se sa kemi ndonjë gjë e re.
“Po na servirin ndonjë gjë cilësore. Sot më shumë bëri bujë fakti se pati dy masa ndaj dy gazetarëve, sesa ndonjë gjë të re”, tha Hajdarmataj.
Ai tha se SPAK po bën më shumë zhurmë, ndërkohë që nuk thotë se sa ka arrestuar. “Në operacionin u tha se ishin 50 urdhër-arreste, ndërkohë që u arrestuan 7. Sot thuhet se janë 21-urdhër-arreste, po sa janë arrestuar. Për çfarë i duhet opinionit publik se sa fletë-arresti janë lëshuar? Kur t’i arrestojnë le të thonë sa arrestuan”, tha Hajdarmataj.