Operacioni i SPAK/ Lala: Lidhja e Bujar Shegës me Suel Çelën, pse konsiderohej si truri financiar i organizatës

Në emisionin “Open” në News24 është folur për operacionin më të fundit të SPAK ku janë lëshuar 21 urdhër-arreste, ku përfshihen edhe disa ish-funksionarë të sistemit të drejtësisë.

Gazetarja e News24 Klodiana Lala tha se është një hetim që e ka bazën te zbërthimi i SKY EÇ dhe më pas te të dhënat që kanë ardhur nga autoritetet belge. Ajo tha se SPAK pretendon se ka edhe një kryqëzim të dhënash.

“Është shpallur në kërkim me një masë të re sigurie Suel Çela, i cili nuk është arrestuar. Mëngjesin e sotëm është kryer kontroll në bazat e tij dhe në tregun ushqimor. Janë shpallur në kërkim edhe disa anëtarë të grupit të tij, njëri dyshohet se është larguar para pak ditësh drejt Dubait.

Një tjetër emër është Marsel alias Bujar Shega, është arrestuar në Milano dhe më pas do të bëhet procedura për ekstradimin. Konsiderohet si truri financiar i organizatës. Shumë nga emrat nuk janë arrestuar, po bashkëpunohet me autoritetet belge, spanjolle, madje edhe me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Lala.

Ajo tha se Suel Çela është në kërkim prej 4 vitesh, janë bërë disa aksione për t’a arrestuar, por nuk është bërë e mundur.

“Bujar Shega ka një lidhje krushqie me ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi. Ai është i përfshirë jo vetëm në çështjen e trafikut të drogës, por edhe pastrimit të parave. Ai ka dy kompani, ndërsa ka qenë ish-ortak me Zihni Demon, babain e Kryebashkiakut të Beratit”, tha Lala. Ajo tha se në këtë organizatë dyshohet të jenë edhe ish-funksionarë të drejtësisë dhe policisë.

“Kemi Detan Gjonin një ish-funksionar, për të cilin ka 2 masa sigurie, dhe bashkë me këtë të sotme i bëhen 3 masa sigurie. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është arrestuar, ishte në arrest shtëpie në kuadër të një tjetër operacioni”, tha Lala.

Ajo tha se ka shumë vepra penale që akuzohet kjo organizatë që nga trafiku i drogës, pastrimi i parave, korrupsioni. “Çdo anëtar i grupit kriminal ka dyshime për vepra të ndryshme penale”, tha Lala.

Lidhur me masat “detyrim paraqitje” për dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, gazetarja Lala tha se një goditje në mesin e gazetarëve është një goditje ndaj të gjithë ne. “SPAK deri në momentin që ne flasim nuk na ka bërë me dije se cilat janë të dhënat, dyshimet e arsyeshme, që ka ndaj dy kolegëve. SPAK duhet të dëshmojë se cila është lidhja konkrete e gazetarëve me këtë organizatë”, tha Lala.

 


Arena e Lajmit

Operacioni i SPAK/ Lala: Lidhja e Bujar Shegës me Suel Çelën, pse konsiderohej si truri financiar i organizatës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook