“Qëndrime politike kundër qeverisë”/ Publikohet sondazhi: Më shumë se gjysma e italianëve kundër vendimit të gjykatave për emigrantët

Më shumë se 50 përqind e italianëve nuk janë dakord me vendimin e gjykatave italiane të cilat nuk lejojnë qëndrimin e emigrantëve në kampin e Gjadrit në Shqipëri.

Ky ka qenë rezultati i një sondazhi të realizuar nga Euromedia Research të publikuar në La Stampa.

Rezulton se 45.5% e të anketuarve beson se vendimet e gjyqësorit për largimin e emigrantëve nga Shqipëria si pjesë e marrëveshjes, janë qëndrime politike kundër qeverisë, ndërsa 38.4 % e të anketuarve mendojnë se vendimet e gjyqësorit janë zbatim i ligjit.

Gjithashtu 46.5% e qytetarëve italiane besojnë se qeveria ka të drejtë të apelojë në Gjykatën e Lartë kundër vendimet të gjykatës për largimin e emigrantë nga kampi i Gjadrit në Shqipëri.

Për sa i përket vendimit se cilat vende të origjinës duhet të konsiderohen të sigurta, sipas 43% e të intervistuarve duhet të përcaktohet nga Bashkimi Evropian. Për 28%, megjithatë, vendimi është në dorën e qeverisë italiane, ndërsa 16% janë përgjigjur se është në dorën e gjykatave.


Arena e Lajmit

“Qëndrime politike kundër qeverisë”/ Publikohet sondazhi: Më shumë se gjysma e italianëve kundër vendimit të gjykatave për emigrantët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook