Mohammed Salah mund të largohet nga Liverpool. Kjo është ajo që ka thënë sulmuesi egjiptian, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Është pothuajse dhjetor dhe nuk kam marrë ende asnjë ofertë për të qëndruar në klub. Jam më pranë largimit se rinovimit.
“Je i zhgënjyer? Po, sigurisht. Qëndrimi nuk është në duart e mia”- tha ai.
32-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon në kampionat dhe ka shënuar 10 gola.
(J.S/)