Vrasja e 14-vjeçarit/ Dyshime se janë përdorur dy thika, kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani që tronditi vendin vijojnë ende, teksa ka detaje të reja për provat e gjetura dhe rindërtimin e skenës.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “” se hetuesit kanë dyshime të forta se janë përdorur dy armë, dy thika gjatë konfliktit mes adoleshentëve. Kjo pasi arma e gjetur pranë ATSH nuk është e njëjta që vetë 14-vjeçari kishte ekspozuar në rrjetet sociale.

Po kështu po hetohet për personin që largoi autorin M.P. nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor është kthyer sërish në vendin ku u gjet çanta e autorit dhe arma e krimit për të sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që mund të bëjnë të mundur përgjigjen e shumë pikëpyetjeve.


Arena e Lajmit

Vrasja e 14-vjeçarit/ Dyshime se janë përdorur dy thika, kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook