FOTO/ Momentet pikante, çfarë nuk u pa nga protesta 3-orëshe e opozitës

Opozita zhvilloi pasditen e së martës një protestë, e shpërndarë të 5 pikat kyçe të kryeqytetit, ndërsa nuk munguan përplasjet, tensionet, por edhe përdorimi i forcës nga ana e Policisë për të larguar protestuesit nga akset rrugore të bllokuara.

Tensionet dhe përplasjet më të forta ndodhën para Bashkisë së Tiranës dhe te sheshi Ëilson, dy nga 5 pikat ku mbështetësit e opozitës u grumbulluan për të bllokuar akset rrugore.

Policia hodhi ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, fillimisht te Bashkia e Tiranës, dhe më pas te sheshi Ëilson. Te ky i fundit u përdor edhe sasia më e madhe e ujit ndaj protestuesve, por njëherazi edhe qëndresa më e fortë e disa prej deputetëve dhe drejtuesve të partive opozitare, që për disa minuta arritën të bllokonin automjetin që hidhte ujin me presion.

Fotot e siguruara nga LSA tregojnë momentet më pikante nga protesta. Në pamjet e mëposhtme shihen disa nga tentativat e deputetëve, por edhe qytetarëve, për të bllokuar policinë në ndërhyrjet e saj për të zhbllokuar rrugën.

Gjatë protestës pati disa denoncime lidhur me goditjet ndaj deputetëve, ku në të paktën dy raste, Petrit Vasili dhe Bledion Nallbati, pohuan se ishin goditur apo dëmtuar nga policia.


Arena e Lajmit

FOTO/ Momentet pikante, çfarë nuk u pa nga protesta 3-orëshe e opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook