Mosbindja civile e ka bërë opozitën më të besueshme te qytetarët? Gjekmarkaj: Shoqëria ka topitje, ndjen presionin

Gazetari Agim Baçi në studion e “Open” në News24, duke komentuar protestën e opozitës tha se idea që PD merr leje për 3 orë që të mos bindet, qytetarët nuk mund të zgjohen me këtë lloj modeli.

“Mosbindja civile do të kishte më shumë kuptim që mijëra qytetarë të bllokonin rrugët dhe të mos lëviznin që aty. Mosbindjen civile nuk e bëjnë partitë, por qytetarët. Thelbi i protestës, përfshi edhe Qeveria teknike, janë kërkesa të ligjshme, sepse Edi Rama nuk respekton votën, por çështja është ky lloj modeli i opozitës, i ka dhënë më shumë pikë asaj? Ka ndonjë sondazh që të na tregojë se ky model ka afruar më shumë qytetarët me opozitën?”, tha Baçi.

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha se jemi në vitin e 12 që Edi Rama është në qeveri, ndërsa dy drejtuesit e forcave opozitare janë të arrestuar.

“Shoqëria ka një topitje, ndjen presionin e pushtetit, kemi një auto-censurë nga shoqëria, e cila ndjehet e kontrolluar. Opozita ende ka një legalitet ndërkombëtar që nuk është e lehtë ta cënosh, ka një imunitet, dhe është pikërisht ajo që mund të bëjë protestën dhe të ftojë qytetarët, jo thjesht për opozitën, por për qytetarët në rradhë të parë”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur për arrestimin e Fatos Nanos në 1993, kohë kur ishte lider i opozitës së asaj kohe, Gjekmarkaj tha se Shqipëria e pagoi koston e këtij arrestimi në 1997.


Arena e Lajmit

Mosbindja civile e ka bërë opozitën më të besueshme te qytetarët? Gjekmarkaj: Shoqëria ka topitje, ndjen presionin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook