Mosbindja civile/ Gjekmarkaj: Do provojmë të gjitha mënyrat, pushteti ndjen frikë. Hitaj: Qasje non sens

Në emisionin Open në News 24 u komentua nga të ftuarit edhe aksioni opozitar i mosbindjes civile.

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj tha se opozita do provojë të gjitha format e mosbindjes civile. Ai u shpreh se pushteti po ndjen frikë dhe se shpresa e vetme e vendit është opozita.

Ndërsa, gazetari Arbër Hitaj deklaroi se qasja e opozitës është non sens, duke shtuar se nuk i ka pëlqyer aspak fakti që sot në protestë kishte skena dhune.

Agron Gjekmarkaj: Do të provojmë të gjitha format e mosbindjes civile. Pushteti ndjen frikë. Ne shikojmë sesi e drejta e votës është e pagarantuar. I vetmi qëllim është të kemi zgjedhje të lira e të ndershme e besoj se do ia dalim të gjithë bashkë. Opozita është shpresa e vetme e vendit.

Arbër Hitaj: Opozita po tregon dobësi. Rruga më e mirë është organizimi. Organizimi nuk bëhet me protesta, duke lënë votuesit që të presin në trafik. Kjo qasje është non sens. Do doja që mos shikoja ato skena që kam parë sot. Dënoj dhunën e policisë në drejtim të protestuesve, por edhe dhunën e deputetëve ndaj policëve. Edhe policët janë potencial votash për opozitën.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Mosbindja civile/ Gjekmarkaj: Do provojmë të gjitha mënyrat, pushteti ndjen frikë. Hitaj: Qasje non sens

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook