“Do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë”. Kështu deklaroi Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së Sali Berisha pak minuta pasi GJKKO dha vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit.
Gjokutaj tha se “vendimi absolutisht është i ekzekutueshëm, sot është i lirë”.
Vendimi u dha sot nga gjyqtarja Flojera Davidhi.