“Çështjet më të mprehta, pronat dhe punësimi”, avokati Zhllima në “Koha për t’u zgjuar”: Zgjasin me vite në Gjykatë. Apeli im, njihni mirë objektin e mosmarrëveshjes

Avokati i njohur Gylsen Zhllima ka qenë mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku ka folur për disa nga çështjet më të rëndësishme dhe më të shpeshta të qytetarëve shqiptarë.

Zhllima tha se çështjet më të mprehta janë pronat, punësimi dhe kthimi i pronave te ish-pronarët.

“Këta janë tre sektorët më të rëndësishëm. Pronat zgjasin me vite 3-5 vite në shkallë të parë, pastaj në varësi se sa palë janë në proces. Në Apel përsëri zgjasin, sita e dytë, kontrollon aspektin ligjor dhe faktik. Në shkallë të dytë mund të shkojë dhe 7 vite, për shkak të ngarkesës së madhe. Pasojë e reformës në drejtësi. Ka dhe çështje të tjera”, tha ai.

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, avokati bëri një apel për ta për të njohur gjithmonë objektin e mosmarrëveshjes kur shkojnë në gjykatë.

Qytetar 1: Kemi privatizuar një banesë në Kombinat, nga enti i banesave, shkojmë në njësi thonë nuk e njohim. Tani na nxorën që kjo ndërtesë është prishur nga tërmeti. Nëse shteti e merr të na japin pallat. As shtëpi, asgjë, na ka ngelur vetëm hipoteka në dorë?

Avokati: Kontratë noteriale ka pasur në atë kohë. Të interesohet të marrë një kopje të kontratës noteriale. Të marrë një informacion për gjendjen juridike të pronës. Për sa i përket tërmetit, ka një specifikë, qeveria bëri shumë ligje të shpejta dhe diskriminoi shumë pronarë.

Qytetar 2: Kam futur një objekt në legalizim në 2014. Unë e kam pas me leje ndërtimi por nuk kisha mundësi ta fusja në punë dhe më thanë është më e lehtë me legalizimin, më pak pagesa. E kam ndërtuar në 2009-2010.

Avokati: Me një kërkesë të posaçme, Kadastrës kërkoni informacion për gjendjen juridike të pronës dhe si do procedojë ky institucion me pronën tuaj. Legalizimi ka këtë kuptim që legalizon objektin, jo truallin dhe ndërtesa duhet të jetë brenda zonës që legalizohet. Duhet të prisni procedurën. Mund të keni bërë shumë gjëra, por legjislacioni ynë parashikon dhe procedura 2020 duhet bërë nga e para. Ky është një ligj që është keqinterpretuar nga institucionet shtetërore për shkak të fushatës sepse nuk ekziston një ligj që i jep të drejtë bashkisë të ndërhyjë në Kadastër. Nuk ka kompetencë bashkia të legalizojë. Legalizimi i shtëpisë duhet të hyni te e-Albania dhe aty ka një rubrikë që nuk është e hapur vazhdimisht, për të bërë kërkesa për legalizim.

Qytetar 3: Kam një pronë në qytetin e Delvinës, e kam fituar deri në Gjykatën e Lartë dhe tani i jam drejtuar Përmbarimit e cila thotë se duhet të më paguajnë dhe shpenzimet e pronës.
Qeveria Nano i ka dhënë bashkisë së Delvinës 1500 metër tokë, me arsyetimin se do ndërtonte bashkia për të pastrehët. Që atëherë deri tani bashkia nuk ka ndërtuar asgjë. Nuk më është dhënë e drejta kushtetuese e pronës. Vendimi i Gjykatës është që të njihem pronar. Jam njohur pronar. Unë pranova VKM-në e kohës së Nanos, por nuk marr dot pjesën tjetër.

Avokati: Qytetarit kur shkon në Gjykatë duhet t’i interesojë objekti i mosmarrëveshjes. Në rast se ne dimë objektin, atëherë dimë dhe çfarë i kërkojmë gjykatës.

Qytetare 4: Kemi një çështje penale me drejtësinë. Në 1997 është bërë një vrasje në rrethin e Kolonjës. Vëllai im është dënuar pse është lidhur me një vajzë të gabuar. Ne ishim të përndjekur dhe vajza ishte e ish-kryetarit të partisë dhe e kishte të vëllain deputet, kunatën gjyqtare. Kishte një vit që ishte martuar me këtë vajzë. Për ta ndarë e futën në grupin e 1997 dhe pastaj i ka thirrur Arben Zylyftari që ka qenë kryetar dege në atë kohë.
Është dënuar me 18 vite burg në mungesë sepse i thanë të largohej nga qyteti i Ersekës.

Avokati: Nëse i pandehuri nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, personi ka të drejtë brenda afatit 10-ditor të gjejë avokat të bëjë rivendosjen në afat. Po ka masë sigurie të bëjë rivendosjen në afat.

Qytetarja: Ne këto gjëra i kemi bërë, por dhe në shkallë të parë dhe në Apel është vendosur e njëjta gjë. Është me urdhër të Arben Rakipit.


Arena e Lajmit

“Çështjet më të mprehta, pronat dhe punësimi”, avokati Zhllima në “Koha për t’u zgjuar”: Zgjasin me vite në Gjykatë. Apeli im, njihni mirë objektin e mosmarrëveshjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook