E TRISHTË! Familja e kërkoi në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, i riu nga Gramshi gjendet pa shenja jete

Policia e Durrësit ka njoftuar sot se një 35-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Pjezë Shijak. Viktima është shtetasi Ermal Shaliu.

Shaliu, që ishte kthyer dy ditë më parë nga Gjermania, u kërkua nga familjarët në emisionin Me zemër të hapur në News 24. Pas marrjes së lajmit të trishtë të humbjes së jetës të të riut nga Gramshi, ka reaguar edhe faqja zyrtare e emisionit “Me zemër të hapur”. Në reagim, thuhet se emisioni shpreh ngushëllime për të ndjerin.

“U kërkua në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”nga familjarët në një trasmetim maratonë 35 vjeçari Ermal Shaliu, ku të afërm dhe familjar u shprehën se Ermali kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania sepse familjarët i kishin lënë një takim me një mjek psikiatër, pasi familjarët pretendonin se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Fatkeqësisht për fat të keq është gjetur i pajetë në fshatin Pjezë, Shijak. Saliu ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa të martën në mëngjes, është gjetur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas uniformave blu, trupin e tij e kanë gjetur në fshatin Pjezë, dhe hetimet paraprake dyshojnë për një vetëvrasje. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Emisioni me “Zemër të Hapur” i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjes së Ermalit…

Shpirti i tij u prehtë në paqe”, thuhet në reagimin në faqen zyrtare të emisionit.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

E TRISHTË! Familja e kërkoi në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, i riu nga Gramshi gjendet pa shenja jete

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook