EMRI/ Kapet me 17 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar u arrestua pasi u kap me 17 kg kokainë. Shqiptari po udhëtonte përgjatë rrugës 613 Brindisi-Leçe, kur u ndal nga policia, e cila pas kontrollit gjeti në mjetin që drejtohej nga shqiptari masën e lëndës narkotike.

I arrestuari është identifikuar si Saimir Durra, 50-vjeç, banues prej disa kohësh në Leçe.

Gjithçka ndodhi rreth orës 21:15, kur oficerët, të angazhuar në shërbimin e parandalimit të krimeve të lidhura me narkotikët, dyshuan për shpejtësinë e madhe me të cilën po udhëtonte automjeti, një “Alfa Romeo” dhe kërkuan mbështetje nga një patrullë tjetër ,  duke vazhduar kështu me ndalimin e makinës.

Droga e gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të automjetit ishte shpërndarë në 15 pako.

Me urdhër të prokurorit publik, shqiptari u shoqërua në burgun “Borgo San Nicola”.


Arena e Lajmit

EMRI/ Kapet me 17 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook