Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pjesë Shijak, ku një 35-vjeçar dyshohet se është vetëvarur në një pemë.
Ngjarja është zbuluar sonte rreth orës 19:00, ndërsa i riu që ka kryer vetëvrasjen është nga Tirana.
“Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)