Ferrari kapet në rimorkion me targa shqiptare në kufi. Brenda kishte plumba

Në vendkalimin kufitar Bozaj (Hani i Hotit) nga policia malazeze është arrestuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Z. N.

Zyrtarë të Sektorit të Policisë Kufitare, duke zhvilluar aktivitete në drejtim të shuarjes së krimit ndërkufitar, kanë hequr nga liria një person të cilit i është gjetur municion.

Përkatësisht në pikën kufitare Bozaj, nga ana e punonjësve të policisë është bërë kontrolli i personit Z.N. 56 vjec, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili drejtonte një mjet mallrash me targa shqiptare dhe një automjet rimorkio në të cilin ndodheshin shtatë automjete. Në një nga automjetet “Ferrari” pas kontrollit të imtësishëm, janë gjetur municion luftarak i kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Policisë shtoi se me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, me kallëzim penal është arrestuar Z. N, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mbajtjes pa leje dhe mbajtjes së armëve dhe lëndëve shpërthyese./Vijesti/ 


Arena e Lajmit

Ferrari kapet në rimorkion me targa shqiptare në kufi. Brenda kishte plumba

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook