Goli i Jasir Asanit i dhuroi fitoren Gwangju-së, në ndeshjen e Champions League të Azisë, ndaj Shanghai Shenhua. Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar, u shpreh i lumtur që ndihmoi skuadrën për marrjen e 3 pikëve.
“Unë i thash trajnerit se nëse hyj në fushë, unë do të shënoj me prekjen e parë. E thashë këtë sepse e parandieja. Dëshiroj të shënoj më shumë që të ndihmoj ekipin të marrë 3 pikët në çdo përballje. “, theksoi Asani.
(J.S/)