TIRANË
Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka informuar përmes një statusi në “Facebook” për lirimin e 21 protestuesve nga Lezha e Shkodra.
Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6, teksa e cilëson ndalimin e tyre të paligjshëm.
Sipas saj protesta është një e drejtë kushtetuese.
“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 .
Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!
Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar!
Ne nuk ndalemi! Është radha jonë! ✌️✌️”, shkruan Metaliaj.