Kriza që nuk njeh fund, Guardiola projekton tre blerje, për rikthimin e “qytetarëve”

Manchester City nuk po arrin dot të shoh dritë në fund të tunelit. “Qytetarët” janë të zhytur në një krizë të thellë rezultatesh, nga e cila ende nuk po dalin dot.

Pep Guardiola duket se i ka kërkuar klubit të bëjë tri blerje në merkaton e janarit pas periudhës së vështirë që po kalon City në të gjitha kompeticionet. Katër herë kampionët radhazi të Premier League kanë marrë pesë humbje dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, duke pësuar 17 gola. Tani, sipas Fichajes.net, Guardiola ka kërkuar të përforcojë tre reparte në janar.

Ai ka kërkuar blerjen e Martin Zubimendi nga Real Sociedad, Florian Wirtz nga Leverkusen dhe Maximiliano Araujo nga Sporting. Zubimendi konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Rodri-t, i cili ka mbyllur sezonin para kohe për shkak dëmtimi. Wirtz do të zëvendësonte De Bruynë në të ardhmen, ndërsa Araujo do të ofronte opsione në krahun e majtë të mbrojtjes dhe sulmit.


Arena e Lajmit

Kriza që nuk njeh fund, Guardiola projekton tre blerje, për rikthimin e “qytetarëve”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook