“U krye dhe kjo pune”, Berisha flet nga selia e PD: Kam thyer rekord këtë vit, 330 fjalime. Tani veprimi do jetë kryefjala ime

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së i pritur nga qindra mbështetës, teksa ka dhënë edhe një mesazh. Berisha tha se këtë vit ka thyer rekordin e tij për numrin e fjalimeve, 330 të tilla, por se tani veprimi do jetë kryefjala e tij.

Ai theksoi se pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese.

“Të dashur miq, u krye dhe kjo punë. Në historinë e drejtësisë europiane, sot goditjet më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçuar nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese. Por sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitarë. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, sot ka fituar e vërteta, ka fituar ligji dhe Kushtetuta, ka fituar Kushtetuta. Këtë vit unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimeve, 330 të tilla. Tani veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës. Veprimi do jetë kryefjala jonë e përbashkët”, deklaroi Berisha.


Arena e Lajmit

“U krye dhe kjo pune”, Berisha flet nga selia e PD: Kam thyer rekord këtë vit, 330 fjalime. Tani veprimi do jetë kryefjala ime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook