Në emisionin Open në Neës 24, u diskutua situata në Parinë Demokratike, nëse PD do ia dalë që të bashkohet.
Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi tha se Basha dhe Alibeaj janë vetëpërjashtuar nga partia. Ndërsa, gazetari Arbër Hitaj deklaroi se deputetët demokratë janë pragmatistë.
Eno Bozdo: Marrja e vulës është fitore shumë e madhe, sepse ne garojmë me siglën tonë, me flamurin tonë. Drejtësia funksionoi më në fund. Edi Rama e kuptoi se ka një opozitë me të cilën nuk tallet dot më. Do të ketë moment që Rama do reflektojë për qeveri teknike. Rama thoshte se nuk bëj marrëveshje me non gratën, u detyrua ta njohë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Për ata që mendojnë se Rama nuk blen votat, lexoni raportin e OSBE, që flet gjitha të zezat, që nuk i ka thënë kurrë përpara 2013. Në nivel strukture, bashkimi është thuajse i kryer. Kjo është hapja, që ftojmë elementët opozitarë, me deputetë që e duan ose jo Sali Berishën si kryetar partie. Partia është më e rëndësishme sesa kryetari.
Luciano Boçi: Nuk lëshoi Ramate vendimi për vulën, u detyrua Rama. Ishte një e drejtë që nuk mund të zhbëhej dot më. U shfaqën gjyqtarë me integritet. Basha dhe Alibeaj e kanë ndërtuar vetë fatin e vet politik. Thirrja e Berishës është normale. Basha dhe Alibeaj u vetëpërjashtuan. Në PD të gjithë respektohen për kontributin që kanë dhënë. Jemi shumë të fortë. Bashkimi i PD do të ndodhë.
Arbër Hitaj: Si do vijë opozita në pushtet? Deputetët e PD janë pragmatistë. Basha dhe Alibeaj me siguri do të hyjnë vetë në zgjedhje dhe disa vota do i marrin. Të gjithë bëjnë llogarinë e vet dhe me gjasa që opozita sërish nuk fiton zgjedhjet.
(Arena e Lajmit)