Kostumet shumëngjyrëshe, samba e muzikë pa fund! Karnavalet gjallërojnë Vlorën në javën kulturore Braziliane

Balerina që kërcejnë samba, kostume shumëngjyrëshe, zbukurime pa fund dhe shumë muzikë. Nuk jemi në Brazil, por në qytetin e Vlorës, i cili mbrëmjen e së shtunës u gjallërua nga Karnavalet Braziliane, të cilat organizohen në kudër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mbi 25 artistë të ardhur nga Brazili si perkusionistë, balerina dhe kërcimtarë profesionistë që me lëvizjet e tyre tërheqin në botën ritmike të karnavaleve, sollën një atmosferë të veçantë që mbajti të mbërthyer jo vetëm qytetarët vlonjatë, por edhe turistët e shumtë në qytet.

Performancat nisën nga Kinemaja Verore e Vlorës me grupin e balerinave braziliane dhe perkusionistëve, të cilët shoqëroheshin dhe nga vespa shumëngjyrëshe, akrobatë të cirkut shqiptar dhe balerinat e Qendrës Kulturore Vlorë.

Në festimet që zgjatën përgjatë gjithë mbrëmjes dhe që u shtrinë në të gjithë Lungomaren e famshme të Vlorës, nuk mund të mungonte edhe Capoeira, arti i veçantë brazilian i kërcimit luftarak. Kjo disiplinë, paraqiti përmes lëvizjeve të kërcimtarëve, akrobacive dhe numrave magjikë, një shfaqje të pa ndodhur më herët në vend.

Në këtë shfaqje të jashtëzakonshme, nuk kishin si të mungonin edhe performancat me zjarr, pjesëmarrja e këmbëgjatëve apo shfaqje me fishekzjarrë që padyshim entuziazmuan fëmijë e të rritur.

Arena e Lajmit

Kostumet shumëngjyrëshe, samba e muzikë pa fund! Karnavalet gjallërojnë Vlorën në javën kulturore Braziliane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook