I dënuar me 16 muaj burg, arrestohet vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit

Një 55-vjeçar, i dënuar me 16 muaj burg për “prodhim dhe shitje narkotikësh” u kap nga policia e Beratit. Bëhet fjalë për shtetasin Artur Zotka, vëllai i Kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotka.

Shtetasi Artur Zotka është dënuar nga gjykata e Beratit në mars të 2017-ës, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Mësohet se ai kishte 3 muaj që qëndronte i fshehur pasi edhe Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi dënimin me burg.

Njoftimi nga Policia

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan.

Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

I dënuar me 16 muaj burg, arrestohet vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook