Nga Italia në Shqipëri/ Zbardhet skema e kolegjit WISDOM me shitjen e diplomave false, kush është zyrtari që mori ryshfet

Të tjera detaje zbardhen lidhur me skemën e shitjes së diplomave false nga kolegji Wisdom. Autoritetet italiane kanë arrestuar 9 shtetas italianë, mes të cilëve edhe pronarin e kolegjit universitar Wisdom në Shqipëri, në kuadrin e hetimeve mbi atë që konsiderohet si skandali i shitjes së diplomave.

Por në skemën e zbuluar rezulton që është i përfshirë edhe një zyrtar, që dyshohet se kundrejt ryshfetit ka akredituar kolegjin.
Autoritetet italiane po hetojnë rreth 41 persona që dyshohet se janë përfshirë në skemë, ndërsa hetimet përfshijnë edhe veprimtarinë e du kompanive me seli në Foxhia dhe Romë.

Hetimet po kryen lidhur me akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash.

Mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Ëisdom me qendër të Tiranë dhe Savino Cianci, si dhe gruaja e tij Lucia Catalano. Gjithashtu janë arrestuar Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa.

Dyshimet janë se në skemë përfshihet edhe një zyrtar, i lidhur me procesin e akreditimit të Kolegjit, i cili kundrejt ryshfetit ka favorizuar skemën.

Sipas mediave italiane, Çifti Cianci-Catalano i dhanë si ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare, një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro.

Madje mediat italiane specifikojnë se kjo dhuratë iu dha presidentit të Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar, për aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të Ëisdom University.

Nga hetimet e autoriteteve italiane dyshohet se për çdo certifikatë apo diplomë paguheshin 8 mijë euro. Kualifikimet ishin të ndryshme: mësimdhënie mbështetëse, diplomë në kriminologji, diplomë hotelerie dhe specializime të tjera.

Arena e Lajmit

Nga Italia në Shqipëri/ Zbardhet skema e kolegjit WISDOM me shitjen e diplomave false, kush është zyrtari që mori ryshfet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook