I cilësuar si person me rrezikshmëri/ Arrestohet me armë në Greqi i riu shqiptar

Një i ri shqiptar, i konsideruar një ndër tifozët huliganë të skuadrës së futbollit “Panathinaikos”, është arrestuar nga policia greke me armë zjarr pa leje.

23-vjecari u kap në Athinë me 1 pistoletë të llojit CZ me karikator dhe një gëzhojë në fole, 45 fishekë shtesë dhe 22 gramë marijuanë.

23-vjeçari nga Shqipëria është i njohur për efektivët e Drejtorisë për Luftën ndaj Dhunës Sportive pasi ishte pikasur nga kamerat e stadiumit Olimpik duke marrë pjesë në incidentet e finales së Kupës së Greqisë në 2021 mes Panathinaikos dhe PAOK.

Gjithashtu, 23-vjeçari ishte ndër të arrestuarit për vrasjen e tifozit të AEK-ut, Michalis Katsouris, në gusht të vitit 2023 jashtë stadiumit “Agia Sofia” në Nea Philadelphia. Megjithatë, për mungesë provash ai ishte liruar.

Arena e Lajmit

I cilësuar si person me rrezikshmëri/ Arrestohet me armë në Greqi i riu shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook