Nga Kiara Tito, Marina Vjollca dhe Heidi Baci, zbulohen programet e sezonit të ri në Top Channel. Risi dhe rikthime

Sezoni i ri televiziv është gati për të startuar në Top Channel. Mund të quhet sezoni i rikthimeve për një figurat ikonë të këtij ekrani për shumë vite me radhë. E kemi fjalën për Marina Vjollcën, e cila do të vijë në siglën e Top Channel, në drejtimin e programit “Shqiptarët për shqiptarët” bashkë me Elvis Naçin, shkruan Vip Magazine.

Një tjetër emër që rikthehet në këtë ekran është Kiara Tito. Pas një vit pushim pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Kiara do të vijë sërish në ekran, kësaj here në një program humori. Sipas Vip Magazine, gjasat janë që ajo të zërë vendin e Xhemi Shehut, për të prezantuar “Portokalli” krah Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës.

Ka qenë kjo një dëshirë e kahershme e Kiarës që kur ishte pjesë e televizionit Abc. Pyetjes së ndjekësve në atë kohë, nëse do të prezantonte një emision tjetër përveç “Style Star”, Kiara i përgjigjej pikërisht me “Portokalli”. Gjatë pjesëmarrjesë saj në Big Brother Vip në jo pak prova javore, Kiara tregoi edhe aftësi në aktrim gjë që i jep mundësinë të angazhohet edhe në role gjatë spektaklit ashtu si Xhemi më herët.

Një tjetër emër shumë i lakuar gjatë këtij viti në Top Channel ka qenë Heidi Baci. Pasi rrëmbeu vëmendjen e mediave italiane me pjesëmarrjen e saj në Grande Fratello, Heidi rrëmbeu edhe zemrat e shumë ndjekësve të këtij programi në Shqipëri me karakterin e saj, dhe jo pak herë edhe maturinë për të përballur debate të forta pavarësisht moshës.

Zërat janë që Heidi do të jetë një prej katër panelisteve të reja në “Goca dhe Gra”, i cili këtë sezon do të vijë me katër moderatore të reja. Nga ana tjetër Heidi vijon të lakohet edhe për marrëdhënien e saj me aktorin Romeo Veshaj, që aktualisht po punon për serialin “Tenxherja kapakun”, që do të nisë të transmetohet në Top Channel në një kohë me programin e Heidit.

Më herët Vip Magazine ka raportuar edhe emisionin që do të drejtojë Bora Zemani këtë sezon. Moderatorja do të vijë me një program të formatit “Game Shoë” që do të quhet “Piramida”. Çdo javë ai do të përballë familje në fusha të ndryshme të dijeve, dhe fituesit do të marrin edhe një çmim. /Vip-Magazine.al/

Nga Kiara Tito, Marina Vjollca dhe Heidi Baci, zbulohen programet e sezonit të ri në Top Channel. Risi dhe rikthime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook