Kompensimi ushqimor për efektivët e policisë, Bizhga firmos urdhërin/ Ja shuma që kalon në llogaritë personale

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur një urdhër për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët.

Gazetarja Bleona Sari ka siguruar për Arena e Lajmit urdhërin që mban datën 17 shtator dhe i është dërguar sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese pranë Drejtorisë së Policisë të cilët urdhërohen të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin dhjetor 2023, në llogarinë e pagesën së punonjësve të policisë.

Dokumenti
Dokumenti

Referuar dokumentit, urdhërohet kalimi i shumës përkatëse, për periudhën Janar-Gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë kartës së posaçme të ushqimit (këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë).

Në urdhërin që mban firmën e Drejtorit Bizhga thuhet që për muajt në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve përkatëse.

Arena e Lajmit

Kompensimi ushqimor për efektivët e policisë, Bizhga firmos urdhërin/ Ja shuma që kalon në llogaritë personale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook