Julian Hodaj zv. Ministër i Brendshëm, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka diskutuar rreth garës së cilës po zhvillohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, teksa janë dorëzuar edhe aplikimet e të 15 kandidatëve, tashmë pritet edhe emri i cili do të përzgjidhet.
Hodaj u shpreh se e gjithë faza ka disa procese, është një këshill me disa anëtarë të cilët do të merren me detaje me garuesit për këtë post, dhe ne garantojmë se i gjithë procesi është transparent për publikun.
Më tej Hodaj tha se në lidhje me të gjitha fazat që kalojnë aplikuesit, meritokracia është kryesore dhe procesi i përzgjedhjes së emrit është i mbikqyrur edhe nga ndërkombëtarët.
Hodaj:
”Faza e parë është aplikimi, faza e dytë janë pajisjet e dokumenteve dhe gaza e tretë është vlerësimin që u bëhet aplikimeve dhe pastaj nga ky verifikim zgjidhet një emër që i paraqitet Ministrit të Brendshëm.
Meritat e secilit kandidat janë të pamohueshme, komisioni i cili merret me këto aplikime është i mbikëqyrur edhe nga ndërkombëtare.
Sa për emrin, do na duhet të presim deri në ezaurimin e të gjitha hapave dhe fazave për të cilët patjetër ka transparencë për publikun.
Të gjithë duhet të kemi besim tek procesi, edhe vullneti politik në qoftë se mbani mend disiplinën e parë ministri sugjeronte dhe këshilli vendoste, ndërsa ne tani garantojmë edhe një mandat por edhe fazat janë të gjitha të mbikqyrura dhe transparente.
Kjo është për të gjithë zinxhirin drejtues jo vetëm për drejtuesin e policisë”, tha Hodaj