Dyshohet se u pasurua në mënyrë kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron apartamentet e të arrestuarit në Austri

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.B., i dënuar më parë për trafikim narkotikësh.

Procedimi është hapur pas dyshimeve se E.B. dhe persona të lidhur me të kanë në pronësi pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Pas verifikimeve të detajuara të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit, është konstatuar se pasuritë në zotërim nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e tyre.

Shtetasi E.B. është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe aktualisht është i arrestuar nga autoritetet austriake për përfshirje në aktivitete të paligjshme të ngjashme.

Në përputhje me ligjin, Prokuroria ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e dy pasurive të paluajtshme, të cilat përfshijnë:

  • Një apartament me sipërfaqe 138.3 m²
  • Një apartament me sipërfaqe 50 m²
Arena e Lajmit

Dyshohet se u pasurua në mënyrë kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron apartamentet e të arrestuarit në Austri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook