Spanjë/ Kapen me 14 kg kokainë në makinë, arrestohen 3 shqiptarë

Agjentët civilë të skuadrës Mossos në Spanjë kanë sekuestruar 14 kg kokainë dhe kanë vanë në pranga 3 shqiptarë. Operacioni është zhvilluar ne lagjen San Martí të Barcelonës.

Agjentët e grupit Fura de Sant Martí, gjatë patrullimit parandalues që bëjnë në këtë zonë të qytetit, zbuluan një makinë të dyshimtë dhe panë se si pasagjerët bënë një shkëmbim. Pikërisht atëherë ata vepruan, duke mundur të përgjojnë mjetin dhe të konfirmojnë se tre personat fshehnin, në një vend të vështirë për t’u aksesuar në mjet, gjithsej gati 14 kilogramë kokainë. Bëhet fjalë për një kapje të konsiderueshme të kësaj droge në qytetin e Barcelonës. Nuk është e zakonshme të gjesh gjithë këtë sasi kokaine gjatë rrugës. Ekspertiza e agjentëve të Fura de Sant Martí ishte kyçe dhe konfirmoi dyshimet.

Droga, e cila mund të ketë një vlerë shumë të lartë në tregun e zi, ishte fshehur shumë mirë në automjetin ku ndodheshin tre të arrestuarit. Tashmë do të jetë e nevojshme që testet teknike të konfirmojnë këtë dhe gjithashtu të përcaktojnë vlerën e drogës, sipas pastërtisë dhe prerjeve të bëra, por ajo mund të kalojë shumë, në tregun e zi, vlerën e një milion euro, sipas burime nga lufta kundër drogës të konsultuara nga ElCaso.com. Gjatë kontrollit në veturë janë se

Arena e Lajmit

Spanjë/ Kapen me 14 kg kokainë në makinë, arrestohen 3 shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook