Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, u shpreh se të ardhurat e hyra në ekonominë shqiptare si pasojë e shtimit të numrit të turistëve, ka pasur një trend pozitiv rritjeje.
Ajo tha se në 6 muajt e parë të 2024 jemi në rritje nga 1.5 deri në 2 mld euro, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
“Kemi më shumë të ardhura. Për të njëjtën periudhë, po rri tek 6 mujori i parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, tregon se janar-qershor 2023 të hyrat nga turizmi në ekonominë shqiptare ishin 1.5 mld euro. Ndërsa për të njëjtën periudhë në 2024, ishin 2 mln euro. 2022 u mbyll me 2.2 mld euro të hyra në ekonomi nga turizmi. 2023 me 4.2 mld euro të hyra. Në 6 muajt e parë të 2024 jemi në rritje nga 1.5 deri në 2 mld euro. Presim mbylljen e bilanceve, por deri tani janë të gjitha në trend rritës.
Në 6 muaj 200 mijë vizitorë vetëm në kalanë e Gjirokastrës, jo në qytet“, u shpreh Kumbaro.