“Jo më shezllone për baret e restorantet!”, Kumbaro: Dikush që ka shpenzuar miliona për një hotel, duhet të ketë edhe plazhin! Kush do një stacion plazhi që të bëjë ca lekë…

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka folur edhe në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se lejet për shezllone nuk do të jepen më për beach bar-et apo restorantet, por vetëm për hotelet.

Kumbaro u shpreh se shezllonet nuk duhet të shihen si një biznes i mirëfilltë apo mënyrë për të fituar para sezonale, sepse ky nuk është një investim i qendrueshëm.

Ministrja shtoi se shezllonët i takon t’i mbajnë ata që kanë bërë investime miliona euroshe.

Janë 11 bashki bregdetare e të cilët jemi në komunikim intensive. Kemi nxjerrë edhe konkluzionet tona. Bashkitë bregdetare përcaktojnë ndarjen e bregdetit të tyre në parcela të cilat mund të jepen si stacione plazhi në menaxhim. Ajo që konstatuam në 2 vitet e fundit e ka shoqëruar numrin e madh në rritje të turizmit, është zelli për të mbushur plazhet, pavarësisht se VKM thotë 30 përqind e vijës bregdetare duhet të jetë publike, dhe në realitet 50 përqind e vijës ishte publike.

Këtu kemi pasur një keqkuptim të madh nga bizneset të cilët menduan se fluksi i turistëve do të vijë i gjithi të rrijë në plazh. Nuk vijnë të gjithë të rrinë 2 javë në plazh, vijnë edhe për malin apo turizëm kulturor. Mendoj që ka qenë e gabuar nga sektori privat kjo rendje pas shezlloneve si biznes i mirëfilltë. Shezllonet nuk mund të jenë biznesi i parë. Biznesi i parë në turizëm janë shërbimet e qëndrueshëm, pra hoteli me restorante me bare e shesh lodrash.

Një prej elementeve janë shezllonet. Ajo që do të bëjmë është që po përgatisim e del brenda shtatori VKM me rregulloren e re, siç e bëri të ditur edhe kryeministri, që do t’ua vëmë në dispozicion atyre që kanë biznes të qendrueshëm në turizëm. Dikush që ka shpenzuar miliona për një hotel me 60 dhoma e me standard të lartë duhet të ketë edhe plazhin. Dikush që merr një stacion plazhi që të bëjë ca leke, ky nuk është investim i qendrueshëm“, u shpreh ajo, në “Kjo Javë”.

()

Arena e Lajmit

“Jo më shezllone për baret e restorantet!”, Kumbaro: Dikush që ka shpenzuar miliona për një hotel, duhet të ketë edhe plazhin! Kush do një stacion plazhi që të bëjë ca lekë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook