Kryeredaktorja e News24, Anila Jole, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, tregoi eksperiencën e veçantë në Festivalin e Këngës Shqip 5, ku iu besua nga kompozitori Gjergj leka, të këndonte këngën “Në parkun që mbuluan fletët”, me tekst të shkrimtarit të madh Ismail, Kadare.
Jole rrëfen emocionet që nga momenti i njoftimit të vendimit nga Gjergj Leka e deri në momentin e daljes në skenë.
“Një fat i madh që mora ftesë nga Gjergj Leka për të kënduar një këngë
Isha një moment në makinë kur këndoja këtë këngë, ku Gjergji më tha së shpejti do ta këndojmë bashkë këtë këngë. Pas vdekjes së Ismail Kadaresë, Leka më tha që do të ketë një pjesë për autorin, ku më tha do të jemi në skenë me këngën “Në parkun që mbuluan fletët”.
Më dërgoi orkestralen e këngës, e cila më ka mrekulluar. Ishte një ujëvare melodish.
Nuk më thirri kurrë për provë. I tregova thjeshtë një regjistrim që kisha regjistruar vetë, ku më kritikoi pak vetëm për zanoret, për të cilat më tha se duhet të tregoja kujdes, pasi kuptohesha që isha korçare”, u shpreh ajo.
Anila Jole, ka treguar gjithashtu se eksperiencën ia ka dedikuar të atit, personi që e ka shtyrë drejt botës së librave.
“Këngën ia dedikova babait tim. Kjo sepse ishte ai që më shtyu drejt leximit. Më shtyu në këtë botë të bukur. Para se të hyja në skenë, në kohën kur Gjergji më thirri emrin dhe isha aq e mbushur me emocion, ngrita kokën lart dhe thash emrin e tij”, u shpreh ajo.
()