Nis nga 1 tetori/ “Indeksimi i pensioneve, lëmoshë tallëse”, Teliti: E vetmja rrugë, protesta

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar në lidhje me indeksimin e pensioneve, që nis nga 1 tetori.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se rritja 25 lekë në ditë, është lëmoshë tallëse.

Ai shkruan se këto qindarka janë asgjë para qindra milionë eurove që jepen çdo vit për luksin qeveritar.

Postimi i plotë:
DUKU PENSIONIST, PROTESTA ËSHTË PËRGJIGJA E DUHUR NDAJ LËMOSHËS TALLËSE 25 LEKË/DITË.
⁉️E cfarë mund të bejë pensionisti me 25 lekë në ditë shtesë nga indeksimi? Në rastin më të mirë do mund të blejë një kokërr vezë, apo të blejë një panine, apo një kaush me fara luledielli (të papjekura, se të pjekurat kushtojnë më shumë).
❌Këto qindarkat që po jep lemosha qeveritare janë hic gjë para qindra milionë euro që cdo vit destinohen për luksin qeveritar, vjedhjeve deri në 100% të fondeve publike më tenderime të sajuara e të porositura, grabitjeve shekullore me PPP rrugësh “të arta” apo inceneratorë fantazëm.
🆘Në piedestal janë vendosur vjedhja dhe abuzimi që i kanë marrë frymën këtij vendi, ndërkohë qytetari i moshës së tretë braktiset përjetësisht.
🔷Para këtij përcmimi, para kësaj talljeje të rradhës që vazhdon prej 11 vitesh, E VETMJA RRUGË ËSHTË REFUZIMI, REAGIMI, PROTESTA.

Arena e Lajmit

Nis nga 1 tetori/ “Indeksimi i pensioneve, lëmoshë tallëse”, Teliti: E vetmja rrugë, protesta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook