“Ligji për studentët, mori peng diplomat!”, Erisa Xhixho: Nuk po bëhet asgjë për t’i mbajtur të rinjtë në vend

Nën presidentja e Parisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me vendimin që pas diplomimit, studentët e mjekësisë do të punojnë disa vite në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se me këtë ligj u vendos pengmarrja e diplomave të studentëve, ndërsa shtoi se për t’i mbajtur ata në Shqipëri, nuk është bërë asgjë konkrete.

Postimi i plotë:

Pengamarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve.Turp!
Asnjë reflektim mbi çështjen e studentëve të mjekësisë, të cilëve Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë.
Maxhoranca miratoi me nxitim një ligj të ri, të arnuar, i cili nuk bën gjë tjetër veçse detyron studentët të qëndrojnë në Shqipëri tre vjet pas diplomimit.
Sërish, ai që dëshiron të largohet, do të paguajë tarifën e studimit, ende e papërcaktuar.
Asgjë nuk ka ndryshuar për t’i mbajtur në vend mjeket e rinj. Nuk janë rritur pagat e mjekëve, nuk janë përmirësuar kushtet e punës, nuk luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe sistemi gëlon nga skandalet. Në vend të incentivave për të qëndruar në Shqipëri, qeveria u jep të rinjve vetëm arsye për të ikur.
E kemi mbështetur fuqimisht kauzën e studentëve të mjekësisë sepse besojmë se ikja e trurit dhe shpopullimi ndalen vetëm duke investuar fort te arsimi.
Por qeveria e inceneratorëve dhe skandaleve të korrupsionit nuk i ka pasur kurre prioritet te rinjt.
Duke investuar te kapitali njerëzor, duke investuar në arsim, duke luftuar korrupsionin dhe duke vendosur meritokracinë mund të luftojmë shpopullimin dramatik të vendit.

Arena e Lajmit

“Ligji për studentët, mori peng diplomat!”, Erisa Xhixho: Nuk po bëhet asgjë për t’i mbajtur të rinjtë në vend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook