“Rrëfimi i Nonit”/ Filmi për Gazën, Izraelin dhe një komandant egjiptian mbyll festivalin

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e njeriut  është mbyllur këtë të shtunë në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi përmes një ceremonie që bashkoi diplomatë, kineastë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, të pranishmit riktheksuan mesazhin kryesor të këtij festivali, “Vepro gjelbër tani dhe për të ardhmen”, që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për mbrojtjen e mjedisit. Por ndërsa bota Lufton me mbetjet e ngrohjen globale, krizat dhe konfliktet përgjakin Europën dhe Gazën. Një film mbi vajzën e një komandati të inteligjencës egjiptiane që takon pas 5 dekadash një izraelit që ka qenë pjesë e grupit që  bënë babait të saj një atentat që I mori jetën,  mbylli festivalin duke rikujtuar gjenezat e asaj që ndodh sot në Lindjen e Mesme.

Ndërsa po kërkoja historinë e gjyshes sime, takova Geizin, i cili më tregoi se po këmbente letra me vajzën e një komandanti egjiptian në atentatin ndaj të cilit kishte qenë i përfshirë në vitet 1950.  Ata të dy takohen në kufirin mes Gazës e Izraelit duke gjetur paqen që kërkonin. Në atë çast, unë kuptova që kjo mund të bëhej film. Filmi u shfaq për herë të parë dy ditë para sulmit të Hamasit në Tetor të vitit të kaluar. Atëherë unë kisha shpresë te paqja, sot nuk e di nëse mund të kem më.

Filmi ndjek ish oficerin izraelit nga letërkërmbimi deri në takimin me vajzën e  komandantit egjiptian të vrarë në një atentat, duke mësuar deri në fund, përmes shënimeve se roli i tij si ushtarak në Gaza kishte qenë mbrojtja e  izraelitëve.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Rrëfimi i Nonit”/ Filmi për Gazën, Izraelin dhe një komandant egjiptian mbyll festivalin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook