Një 42-vjeçar u paraqit paraditen e së hënës në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë së Tiranë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë.
Ndërsa pas disa orëve, uniformat blu kanë arritur të identifikojë dhe të vënë në pranga autorët.
Një prej tyre është identifikuar si Viserjon Metuku, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin i cili la pas një të plagosur.
Më herët përpara oficerëve të policisë gjyqësore, i plagosuri u shpreh se nuk kishte arritur që të shikojë dhe identifikojë personin i cili e dëmtoi me mjet prerës thikë dhe më pas u largua.
Teksa burime për raportuan se i plagosuri dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
()