Abraham: Fitore thelbësore në derbi, koha për të festuar

Sulmuesi i Milanit, Abraham, analizoi fitoren 2-1 në derbi ndaj Interit.

“Ne jemi shumë të lumtur, e dimë që ata janë një ekip i mirë, por luajtëm me besim, guxim dhe pasion. Ne duhet të vazhdojmë kështu. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, tani duhet të shijojmë dhe të pushojmë.

Erdha nga një moment i komplikuar, u ktheva nga një dëmtin dhe sot erdhi një fitore thelbësore.

Ne donim të tregonim se kush jemi. Gjithmonë e kemi ditur që jemi një ekip i shkëlqyer, kemi lojtarë të mirë, pasi punojmë fort edhe në stërvitje. Më duhej të shënoja në derbin tim të parë, por fundja rëndësi ka që e ndihmoi ekipin tim. E rëndësishme është që ne fituam dhe tashmë është koha për të festuar”, tha Tammy Abraham.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Abraham: Fitore thelbësore në derbi, koha për të festuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook