Çfarë po ndodh me Muçin? Van Bronckhorst e “degdis” në tribunë, janari si “varkë” shpëtimi

10 milionë euro i kushtoi Beshiktash kartoni i Ernest Muçit, por ky shihej si një investim i sigurt, në një kohë kur turqit fituan betejën me Aston Villa-n, skuadër që ishte e gatshme të investonte edhe më shumë, madje ishullorët insistuan edhe gjatë verës. Në Turqi, drejtuesit e klubit ishin të bindur se me Muçin kishin bërë “bingo”, madje dolën edhe kundër trajnerin Fernando Santos, i cili i këshilloi që ta shisnin.

Statusi i Muçit ndryshoi totalisht me uljen në stol të Giovanni van Bronckhorst. Tekniku holandez jo vetëm që nuk e sheh si titullar, por minutat për Muçin kanë qenë me “pikatore”, aq sa në sfidën e fundit në Kupë, Muçi u dërgua në tribunë:  “Muçi nuk është në skuadër. Ne formojnë skuadrën sipas kundërshtarit dhe formës së tyre, marrim vendime të tilla duke ndjekur ekipin nga afër gjatë gjithë javës. Vendimet i marr unë. Ata që nuk janë në skuadër duhet të punojnë më shumë. Në rastin e Muçit, në përputhje me rregullat, ne kemi 14 të huaj dhe lejohen vetëm 12 për një ndeshje”, deklaron trajneri i Beshiktashit.

Është e qartë se për sa kohë në stol do të jetë Giovanni van Bronckhorts, për Muçin minutat do të jenë të pakta, për këtë arsye shpëtimi për të gjithë palët është shitja e tij gjatë merkatos së janarit, por në këtë formë, duke mos e aktivizuara, kartoni i Muçit pritet të ulet ndjeshëm. Në mënyrë surprizë, Muçi nuk u grumbullua as nga trajneri Sylvinho për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve.

()

Arena e Lajmit

Çfarë po ndodh me Muçin? Van Bronckhorst e “degdis” në tribunë, janari si “varkë” shpëtimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook