Nga droga, kanosja dhe dhuna ndaj bashkëjetueses, disa të arrestuar në orët e fundit nga Policia e Vlorës

Policia në Vlorë ka arrestuar disa persona në orët e fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Kështu, në pranga kanë rënë shtetas të ndryshëm të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike, dhunë ndaj të afërmve apo drejtim të automjetit në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, një person është denoncuar si i larguar nga banesa.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin E. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. B., se 37-vjeçari e ka kanosur për motive të dobëta.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin P. Z., 26 vjeç, banues në Çeki, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Po ky seksion referoi materiale në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit A. H., 25 vjeç, banues në Kosovë dhe D. M., 35 vjeç, banues në Suedi, pasi gjatë kontrollit fizik, këtyre dy shtetasve iu janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë arrestoi shtetasit:

– A. N., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– M. K., 24 vjeç, banues në Angli, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– S. R., 33 vjeç, banues në Angli, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi G. H., se prej datës 18.09.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi B. H., 65 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Nga droga, kanosja dhe dhuna ndaj bashkëjetueses, disa të arrestuar në orët e fundit nga Policia e Vlorës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook