Motta ka ndërtuar një “bunker”, por Juven e shqetëson Vlahovic, në skenë del…Osimhen

Ndaj Napolit, të shtunën, Juve mbylli ndeshjen e tretë radhazi në Serie A pa pësuar gol, tre “X” me të njëjtën rezultat 0-0. “Zonja e Vjetër” vërtetoi edhe një herë se janë një “bunker” i vërtetë në prapavijë, një skuadër që është shumë e vështirë t’i depërtosh. Bremer me shokë po perfomojnë në nivele të larta pasi kanë 450 minuta pa pësuar gol, janë shumë pranë rekordit të vendosur nga Cagliari në sezonin 1966-67 me 712 minuta pa pësuar gol.

Thiago Motta mund të qëndrojë i qetë në këtë pikë, por ajo që shqetëson, ose më saktë nuk “ngroh” shumë ambientin është faza sulmuese. Në 5 ndeshje në Serie A, Juventus ka shënuar 6 gola. Sulmuesi i tyre kryesor Dusan Vlahovic ka realizuar vetëm 2 gola në 5 javë, shifra jo shumë pozitive. Rendimenti i Vlahovic nuk ka qenë shumë i kënaqshëm kohët e fundit, jo vetëm këtë sezon, për këtë arsye drejtuesit e Juves po mendojnë të afrojnë në Torino një tjetër sulmues.

Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” po pwrpiqet tw “josh” Victor Osimhen, një sulmues që pëlqehet shumë nga drejtori sportiv Guintoli i cili ka një raport të shkëlqyer me nigerianin dhe me agjentin e tij. Në çdo rast, ky transferim mund të merret në konsideratë vetëm nëse nga Torino do të largohej Dusan Vlahovic.

()

Arena e Lajmit

Motta ka ndërtuar një “bunker”, por Juven e shqetëson Vlahovic, në skenë del…Osimhen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook