Gafa e Prokurorisë në përgjigjen për familjarët e Brian Spahiut: Për hetimin ka të drejtë të pyesë vetëm… viktima! Po na cenoni kompetencat!

Ka kaluar thuajse një vit nga ndarja nga jeta e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas një ndërhyrje kirurgjikale në dhëmbë, në një klinikë private në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se prindërit e tij kanë kërkuar në Prokurori detaje në lidhje me fazën se ku ndodhen hetimet, shkakun e vdekjes së vogëlushit dhe personat përgjigjes, por janë përballur me një përgjigje të cilën nuk e prisnin.

Në përgjigjen e organit të akuzës, thuhet se “të drejtën për të marrë informacion në lidhje me procesin, e ka vetëm viktima e veprës penale”.

Përgjigje kjo absurde, pasi 3-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Këto janë të drejta sipas parashikimeve ligjore të këtij kodi, konkretisht neni 58, pika d) i ka vetëm viktima e veprës penale dhe gjithmonë pa cenuar parimin e sekretit hetimor. Ndërsa të drejtën për të kërkuar informacion lidhur me arsyet e kryerjes apo jo të një veprimi hetimor nga ana e prokurorit, siç jeni drejtuar me disa pyetje “retorike” në kërkesën tuaj nuk e ka as viktima e veprës penale, pasi këto lloj pyetjesh cenojnë pavarësinë e prokurorit dhe kompetencat e tij në ushtrimin e ndjekjes penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë drejtuar familjarëve të 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Pergjigjja
Pergjigjja

Ekspertiza mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit u bë anestezia, e vendosur në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Po ashtu News24 mëson se prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa të tjerët që kanë qenë kurim nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria e QSUT, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos. Kur 3-vjeçari u shtrua në QSUT e kanë asistuar të paktën 6 mjekë.

I mituri humbi jetën më 1 tetor 2023.

()

Arena e Lajmit

Gafa e Prokurorisë në përgjigjen për familjarët e Brian Spahiut: Për hetimin ka të drejtë të pyesë vetëm… viktima! Po na cenoni kompetencat!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook