“Java e gjelbër”, deputetët vizitojnë zonën e tyre elektorale, gazetari: Forcojnë raportet me qytetarët. PS po tenton të tërheqë elektoratin gri

Këtë javë, që ashtuquhet “Java e gjelbër”, deputetët e maxhorancës kanë zbritur në terren në zonat e tyre elektorale.

Gazetari Ergys Gjencaj në një lidhje live në News 24 tha se deputetët në terren do përpiqen të forcojnë raportet me qytetarët. Ai tha se PS synon që të tërheqë elektoratin gri.

Ergys Gjençaj: Deputetët socialistë kanë zbritur në terren në javën e gjelbër, javë e dedikuar e deputetëve me elektoratin. Deputetët kanë zbritur në terren edhe për të forcuar raportet me qytetarët dhe për të dëgjuar problemet e qytetarëve në rajonet e Shqipërisë.

PS një vëmendje të madhe i kushton elektoratit gri. Partia Socialiste ka si objektiv kryesor tërheqjen e elektoratit gri. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar angazhim më të madh të të zgjedhurve, nëse duan të jenë sërish deputet në parlament.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Java e gjelbër”, deputetët vizitojnë zonën e tyre elektorale, gazetari: Forcojnë raportet me qytetarët. PS po tenton të tërheqë elektoratin gri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook