“Krimi ka marrë hov të jashtëzakonshëm”/ Dogjani: Drejtorin e Policisë së Shtetit e zgjedh kryeministri, për të lobojnë grupet kriminale

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, tha se krimi ka marrë hov të jashtëzakonshëm.

Dogjani, duke folur për garën për drejtorin e Policisë së Shtetit tha se atë e zgjedh kryeministri. Sipas tij, për zgjedhjen e kreut të Policisë së Shtetit, lobojnë grupet kriminale. Ai tha se situata e rendit në vend është alarmante.

Asllan Dogjani: Krimi ka marrë hov të jashtëzakonshëm. Duke nisur nga ngjarjet e mëdha gjatë verës, ne e thirrëm ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Ka pasur ngjarje të rënda në Shqipëri, në Pogradec u vra Egli Proga. Proga u vra për herë të dytë nga fakti se rasti nuk po ndiqet siç duhet. Hoxha tha se në vitin 2013 policia nuk ka qenë në nivele të duhura, ndërsa ka qenë vetë pjesë e Policisë së Shtetit. Sot kemi raste të emërimeve të drejtorëve të policisë nga grupet kriminale. Ministri i Brendshëm ka dalë më politik se deputetët e PS. Drejtorin e zgjedh vetëm kryeministri dhe zgjidhet me lobingje të kundraligjshme, të grupeve kriminale.

Ka shefa komisariatesh që paguajnë para tek krimi. Ka kriminelë që paguajnë taksë tek policia që efektivët të mos ndërhyjnë. Grupet kriminale janë fuqizuar. Krimi dhe policia janë bërë bashkë. Një pjesë e policisë janë përdorues të lëndëve narkotike. Grupet kriminale ndihmojnë qeverinë në zgjedhje dhe qeveria iu kthen nderin. Njerëzit ikin dhe nga pasiguria. Rama nuk pyeti askënd për krijimin e një shteti brenda shtetit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Krimi ka marrë hov të jashtëzakonshëm”/ Dogjani: Drejtorin e Policisë së Shtetit e zgjedh kryeministri, për të lobojnë grupet kriminale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook