“Dosja Geron Xhafaj”/ Salianji publikon dokumentet: Si mashtroi Ardi Veliu dhe Andon Marko për Fredi Alizotin

Ervin Salianji, deputet i PD-së, në një konferencë për mediat tha se ditën që nga selia e kësaj partie është bërë denoncimi ndaj Agron apo Geron Xhafajt, vëllai i Fatmir Xhafajt, jo vetëm që jetonte i lirë pas dënimit, por vazhdonte aktivitetin e tij të paligjshëm.

“Nga të gjitha provat rezulton se gazetari, Albert Veliu dhe Geron Xhafaj, qelizat telefonike tregojnë se të tre, në pothuajse 1 orë, kanë qëndruar në të njëjtin vend, që përkon të jetë në lokalin e Geron Xhafajt.

Tre ditë më pas, në shkelje dhe në kundërshtim me ligjin, në vend që të hetonin Geron Xhafajt për trafikun e drogës, autoritetet e lejuan që të shkojë edhe të kryejë dënimin në Itali”. tha Salianji.

Ai tha se përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u bënë për të më vendosur mua dhe deputetë të tjerë në pozita të rënda, në fakt kanë rënë vetë brenda.

Salianji ka publikuar edhe dëshmitë e dhëna nga Andon Marko, drejtues i policisë, dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Salianji tha se ato kanë dhënë dëshmi të rreme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

“Kanë bërë deklarime të rreme para akuzës dhe kjo është vepër penale. Zyrtari i Policisë së Fierit, Albert Nushi u pyet për Fred Alizotin.

Të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit të Policisë Fier dhe prokurori i çështjes vendosen në shërbim të shtetit që i përdor në çështjen penale ndaj meje.

Është paguar me para Fredi Alizoti nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe këto janë në dosjen e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, tha Salianji.

Arena e Lajmit

“Dosja Geron Xhafaj”/ Salianji publikon dokumentet: Si mashtroi Ardi Veliu dhe Andon Marko për Fredi Alizotin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook