Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për vdekje 46-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës në Orikum, ku një 46-vjeçar është përplasur për vdekje.

Raportohet se rreth orës 20:20, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka përplasur shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë e goditjes, 46-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, por, fatkeqësisht, nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të rënda.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për të dhënë deklarata dhe për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për vdekje 46-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook