“Sulmet kibernetike të Iranit, hakmarrje për MEK”/ Rama përgjigje të prerë Teheranit: Muxhahedinët nuk i dorëzojmë. Mesazhi për banorët e kampit të Manzës

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një aktiviteti të organizuar në SHBA për të nderuar ndihmën që vendi ynë i dha hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rama mes të tjerash doli edhe në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit, që erdhën si pasojë e strehimit që vendi ynë i ka bërë iranianëve në kampin MEK në Manzë.

Ai u shpreh i prerë për faktin se vendi ynë nuk do t’i dorëzojë ata te regjimi i vendosur në Teheran, ndërsa theksoi se nuk inkurajon banorët e kampit të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë.

“I dhamë strehë mijëra iranianëve kur në vendin e tyre i rrezikohet jeta nga Teherani. Paguam çmimin sepse regjimi i Teheranit na sulmoi në rrugë kibernetike duke u përpjekur të fshijë të gjithë të dhënat e sistemeve tona të shërbimeve. U detyruam të përgjigjeshim duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe përzënë trupën diplomatike. Por e përsëris që iranianët janë në besën tonë.
Teherani duhet të kuptojë që kurrsesi nuk do të dorëzojmë asnjë nga ata, por edhe ata duhet ta dinë që nuk mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Sulmet kibernetike të Iranit, hakmarrje për MEK”/ Rama përgjigje të prerë Teheranit: Muxhahedinët nuk i dorëzojmë. Mesazhi për banorët e kampit të Manzës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook