“PD në luftë ekzistenciale”/ Gjekmarkaj: Salianji kërkoi me forcë të vetëdorëzohej, po vuan një padrejtësi

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se Partia Demokratike sot është në luftë ekzistenciale.

Gjekmarkaj tha se pavarësisht grupimit të PD-së për ngujim, ligjvënësi demokrat Ervin Salianji kërkoi të vetëdorëzohej.

“PD-së po i shpallet luftë ekzistenciale. Partia Demokratike sërish është e vendosur që të qëndrojë. Po goditemi nga lart-poshtë në të gjitha drejtimet. Opozita sot është e vetmja garante e lirive të shqiptarëve. Është e vetmja që kërcënohet, pasi bën denoncime.

Ideja për ngujim në selinë e PD erdhi nga Gazment Bardhi, pasi u kuptua se ai burg është për secilin për nesh. Këtu ka mllef dhe persekutim dhe kjo është ulëritëse. Kjo është një rezistencë për të kthyer demokracinë. Salianji kërkoi me forcë të vetëdorëzohej, tha se do të vuajë padrejtësinë e regjimit”, u shpreh Gjekmarkaj.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“PD në luftë ekzistenciale”/ Gjekmarkaj: Salianji kërkoi me forcë të vetëdorëzohej, po vuan një padrejtësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook