Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon Ramës emrin e Ilir Prodës

Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emrin e Ilir Prodës. Vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës. mëson se kryeministri Edi Rama do të firmosë emrin e Prodës të mërkurën.

Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik: Altin Mena, Ardian Çipa, Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hita.

Me më shumë pikë nga konkursi ka rezultuar Ilir Proda, aktualisht drejtor i Policisë së Elbasanit.

Komisioni i Posaçëm i ngritur sipas parashikimit të të njëjtit ligj, zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, sipas kritereve të këtij procesi. Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme
Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Posaçëm i ngritur sipas parashikimit të të njëjtit ligj, zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, sipas kritereve të këtij procesi. Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit.

Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:

• Z. Altin Mena
• Z. Ardian Çipa
• Z. Ilir Proda
• Z. Neritan Nallbati
• Z. Skënder Hita

Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.

Kush është Ilir Proda, karriera në Polici prej vitit 2005
2002-2005 Ka përfunduar Akademinë e Policisë
-Gusht 2005-Nëntor 2011 Komisariati Nr.3 Tiranë
-Nëntor 2011-Mars 2012 Komisariati Nr.4 Tiranë
-Mars 2012-Qershor 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
-Qershor 2013- Tetor 2013 në Policinë e Lezhës
-Tetor2013- Dhjetor 2014 Shef Komisariati Nr.2 Tiranë
-Dhjetor 2014- Shkurt 2016 Shef Komisariati Bulqizë
-Shkurt 2016 – Maj 2017 Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
-Maj 2017- Korrik 2019 Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë
-Korrik 2019 – Tetor 2021 Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
-Tetor 2021- Mars 2023 Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
-Mars 2023 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit

()

Arena e Lajmit

Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon Ramës emrin e Ilir Prodës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook