Aksident në Pukë/ Trajleri përplaset me makinën, plagoset pasagjerja

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë’’ rreth orës 12:40 të kësaj të hëne.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, një automjet trajler tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin S. T.

Ndërkohë që për pasojë është dëmtuar pasagjerja e cila udhëtonte me mjetin ‘Volvo’, e cila fatmirësisht raportohet është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”, një automjet trajler tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. T., e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

()

Arena e Lajmit

Aksident në Pukë/ Trajleri përplaset me makinën, plagoset pasagjerja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook