“Njeri i shkretë”, motra e Ronaldos i kundërvihet Cassanos: Do ketë qenë një nga ata që mbledhin topat

Antonio Kasano nuk i shmanget kurrë polemikave dhe këtë radhë ka zgjedhur të krijojë të tilla edhe në arenën ndërkombëtare. Ish-sulmuesi italian ka kritikuar disa ditë më parë Kristiano Ronaldon, duke gjetur përgjigjen nga motra e portugezit, Elma.

Pak ditë pasi Ronaldo shënoi golin e 900 në karrierë, Kasano deklaroi se portugezi “nuk di të luajë futboll”. Sipas tij, Mesi ishte absolutisht më i mirë dhe kishte emra të tjerë si Higuain, Aguero, Levandovski, Benzema, Ibrahimoviç apo Suarez që bënin më mirë lojë skuadre se portugezi.

Fjalë të cilat nuk janë pritur mirë nga Elma, e cila nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale i është kundërvënë ish-futbollistit.

“Nuk e njoh këtë njeri të shkretë. Nuk ka rëndësi, por vetëm kam diçka për të. Ai nuk di të luajë futboll dhe shënon 900 gola, imagjino sikur të dinte. Thonë se ka qenë futbollist, mendoj se e kanë gabim, duhet të ketë qenë një nga ata që mblidhnin topat”, shkruante Elma për Kasanon. Duke e njohur këtë të fundit, replika nuk do të vonojë.

Arena e Lajmit

“Njeri i shkretë”, motra e Ronaldos i kundërvihet Cassanos: Do ketë qenë një nga ata që mbledhin topat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook