FOTO/ “Shpëton Ten Hag…për momentin”, mediat zbulojnë kushtin e drejtuesve, në skenë del edhe Inzaghi

Stoli i Ten Hag mori një goditje shumë të fortë pas disfatës së rëndë që Man.United pësoi brenda në “Old Trafford” nga Tottenham Hotspur. Prej kohësh flitet për një shkarkim të teknikun holandez, por në mënyrë të çuditshme drejtuesit e “djajve të kuq” vijojnë t’i besojnë Ten Hag pavarësisht se i gjithë opinioni në ishull është kundër tij. Menjëherë pas humbjes kundër “gjelave” bordi drejtues i Man.United zhvilloi një mbledhje blic, por në përfundim të saj dolën sërish me të njëjtin përfundim:

Telegraf
Telegraf

“Shpëton Ten Hag…për momentin”, shkruan këtë të martë “Telegraph”. Sipas të përditshmes angleze, Ten Hag ka në dispozicion dy takime për të shpëtuar stolin e tij, kundër Porto-s në Evropë dhe kundër Aston Villa-s në Premier League. Në të njëjtën linjë me “Telegraph” është edhe “Mirror”, por e përditshmja tjetër angleze ka një tjetër version, duke vendosur emrin e Simone Inzaghi-t si pasuesin e mundshëm të Ten Hag.

Mirror
Mirror

Është thuajse e pamundur që Inzaghi të ulet në stolin e United në këtë momente, por palët mund të gjejnë një akord për të marrë drejtimin e “djajve të kuq” në fund të këtij sezoni, gjithnjë nëse Ten Hag nuk vë në jetë ndonjë mrekulli për të rikthyer United te trofetë, gjë që për momentin duket e pamundur.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ “Shpëton Ten Hag…për momentin”, mediat zbulojnë kushtin e drejtuesve, në skenë del edhe Inzaghi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook